Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend nismën ligjore për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Nisma në fjalë parashikon ndryshim në kohëzgjatjen e vlefshmërisë së lejeve të drejtimit dhe jo vetëm, me qëllim lehtësimin e procedurave administrative dhe përfitimin e shërbimeve më të mira dhe ekonomike ndaj qytetarëve.