Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:00, për të dikutuar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale. Mbledhja është thirrur nga kryeministri Rama, ndërsa pitet që nga kjo mbledhje të diskutohen emrat e kryebashkiakëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2023. Kandidatët do të vendosen nga kryesia e PS, ndryshe nga Partia Demokratike e cila po nis procesin e primareve.