Partia Socialiste ka depozituar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend një projektligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Nisma është e deputetit socialist, Erion Braçe. Propozimi është futur jashtë rendit të ditës në seancën e kësaj të enjteje, çka solli edhe reagimin e deputetëve të opozitës, që e konsideruan si nismë elektorale.