“Të lexohet çdo votë e ardhur nga motrat dhe vëllezërit tanë në diasporë dhe të përmbyllet sa më shpejt ky proces.” Ngërçi me votat e Greqisë, pamundëson numërimin e rreth 25 për qind të votave të ardhura nga shqiptarët me banim jashtë vendit. Drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla u shpreh vendimmarrja brenda komisioneve është e vështirë për shkak të balancës politike brenda tyre. Në këto kushte, PS i është drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.