Më 5 tetor përfundon mandati i anëtarëve të komisionit rregullator, një nga tre shtyllat kryesore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ligjvënësit hapën procedurat për zëvendësimin e tyre dhe të nënkomisioneres, Lealba Pelinku. Socialisti Damian Gjiknuri shpjegoi se ka një urgjencë për shkak të zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor, ndaj duhet ngritur sa më shpejt komisioni adhoc dhe të zgjidhen emrat e rinj të komisionit rregullator.