Kanabisi mjekësor krijoi debat gjatë shqyrtimit në komision. Qeveria argumenton se miratimi i ligjit për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore sjell hov ekonomik, por për opozitën ky projekligj ka mospërputhje me kodin penal dhe po synon të legalizojë drogën nën petkun e qëllimeve mjekësore Ministrja Manastirliu shpjegoi se do të ngrihet Agjencia e Kontrollit të Kanabisit me një grup ekspertësh të cilët në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e tjera do të garantojnë zbatimin e ligjit.