Sinkron: “Shikoni ata që kishim ne përballë. Janë duke u zënë me foltoret, cirku që shkon fshat më fshat. “Çfarë do ndodhë me Saliun dhe çfarë do ndodhë me Lulin?!” U provua ajo që ne thonim në fushatë, - këta nuk e kanë mendjen tek hallet e njerëzve, këta e kanë mendjen ku janë vetë. Fakti që ata janë duke u marrë me hallet e tyre, do të thotë që për popullin s’u ra kurrë në mend. Iu duheshin votat vetëm për atë moment, pastaj pas 25 prillit nuk janë dukur më se e kanë mendjen tek foltorja. Kurse ne duhet të fokusohemi aty ku e kanë mendjen njerëzit, aty ku e kanë hallin njerëzit, aty ku duhet të zgjidhim çështjet e njerëzve duke filluar nga ndërtimi deri tek shtëpia e fundit apo tek çdo nevojë tjetër”.