Frika nga drejtësia, shoqërohet me tentativa për t’i heqyr shtyllën kurrizore Gjykatës Kushtetuese. Kështu deklaroi deputetja Jorida Tabaku, e cila u ndal gjërësisht në vendimin e fundit që ndërpret mandatin e Sonila Bejtjas në vitin 2025, njëkohësisht me Holta Zaçajn dhe Elsa Toskën. “Përpjekjet për të ndikuar mbi përbërjen dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese vazhdojnë. Ndërprerja e mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese që ka përfaqësuar vendimet e minorancës është ndërhyrje e hapur në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që vendimet pritet të jenë të rëndësishme, nis presioni për ndryshime, për ndërprerje mandati apo për delegjitimim të institucioneve që nuk i shërbejnë shumicës. Ky instrumentalizim dhe kjo politikë e dy standardeve përbëjnë sot rrezikun më të madh për drejtësinë kushtetuese. Sepse sa herë që shumica ka frikë nga drejtësia, kërkon t’i heqë shtyllën kurrizore Gjykatës Kushtetuese.”