Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësinë mbi formulën e përbërjes së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Një ditë pasi deputeti, Damian Gjiknuri, që pritet të jetë bashkëkryetari i këtij komisioni, njoftoi se është arritur marrëveshja dhe kanë mbetur vetëm detajet teknike, palët kanë konfirmuar formulën e barazisë së plotë të anëtarëve. Sipas marrëveshjes së arritur, që pritet të konkretizohet javën e ardhshme, komisioni do të përbëhet nga 16 anëtarë, ku 8 janë për mazhorancën dhe 8 për opozitën. Tabela perberja e komisionit