Mazhoranca dhe opozita në Kuvend gjetën parimisht dakordësinë për ndryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme në ligjin për sistemin e adresave dhe atë të gjendjes civile. Ndryshimet u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga ministri Taulant Balla, që tha se ato lindin si nevojë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve nga ana e Qeverisë.