KQZ përcaktoi me short renditjen e partive politike dhe kandidatëve në fletën e votimin. Më 14 majit, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, renditet i parti në fletët e votimit, për t’u ndjekur nga Partia Socialiste, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës dhe Partia Republikane e Fatmir Mediut. Partia Demokratike, e cila nuk arriti të dilte me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit, do të renditet e nënta në fletën e votimit, ndërsa Partia SocialDemokrate do të renditet e teta.