Opozita vijon bojkotin e komisionit të posaçëm antikorrupsion, drejtuar nga socialisti Fatmir Xhafaj, teksa deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherësh edhe kryetare e këshillit kombëtar të integrimit europian vlerëson se puna e komisionit ‘Xhafaj’ është një dublim i këshillit të drejtuar prej saj. Sipas Tabakut, problemi real i këtij komisioni është se ai kërkon të vendosë nën tutelë ekspertët e institucioneve të pavarura.