Konstituohet komisioni i posaçëm për reformën territoriale. Këtë të martë, 16 anëtarët e komisionit me në krye Anila Denajn dhe Dhurata Çupin, çelën punimet për ndarjen administrative-territoriale, një ndarje e cila luan një rol kyç në rezultatet elektorale. Ndryshimet e fundit të hartës territoriale, datojnë në vitin 2014, moment kur Partia Demokatike bojkotoi procesin, duke e lënë të lirë mazhorancën të miratonte ndarjen me 61 bashki. Por, demokratja, Dhurata Çupi njëherazi edhe bashkëkryetare në këtë komision, e konsideroi refromën e 2014, një reformë të dështuar.