Ka dështuar për herë të tretë Komisioni Hetimor për Check up dhe Sterilizimin, e shkak është bërë sërish maxhoranca, përfaqësuesit e të cilës zgjodhën të mos merrnin pjesë. Për këtë, kryetarja e këtij komisioni kërkoi ndërhyrjen e kryetares së Parlamentit, për zëvendësimin e tyre, pasi sipas saj kanë bërë 3 mungesa të paarsyetuara.