Fatmir Ibrahimi, 42 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit, nën akuzën se për tre vite ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare, në Shqipëri edhe në Itali. Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas kallëzimit të bërë nga vetë viktima, e cila ka treguar se ishte detyruar të ushtronte prostitucion nën presionin dhe shfrytëzimin e shtetasit Fatmir Ibrahimi, me banim në Kavajë.