‘Krim, provokim I rëndë dhe një tentativë për vrasje nga institucionet shtetërore të Serbisë ndaj një qytetari të Kosovës’, kështu e ka cilësuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, rrëmbimin e shtetasit Millan Vukashinoviç nga xhandarmëria serbe, ngjarje e ndodhur më një nëntor në zonën e Leposaviçit. Osmani është shprehur se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se ambasadori i Kosovës në Sërbi, nuk është lejuar që ta vizitojë. SINK Osmani Presidentja e Kosovës, ka theksuar se që nga momenti i incidentit, ajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e QUINT-it dhe me institucionet vendore për ta ndjekur rastin nga afër.