30 mijë maturantë iu nënshtruan këtë të mërkurë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria e Arsimit bëri me dije se për herë të parë këtë vit, u hartuan teste të vecanta për 170 nxënës me aftësi ndryshe. Provimi i cili nisi në orën 10.00 të mëngjesit përfundoi në orën 12.30 minuta në të gjitha shkollat e vendit.