Në konferencën për shtyp të së mërkurës, Sali Berisha akuzoi Kuvendin se nuk ka shpërndarë për opozitën dokumentacionin shoqërues të SPAK për kërkesën e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Berisha tha se mosshpërndarja e këtij dokumentacioni për deputetët e PD lidhet me përpjekjen e mazhorancës për të fshehur provat që tregojnë korrupsionin qeveritar dhe lidhjen e Kryeministrit Edi Rama me këtë korrupsion.