Rrjedhja e dosjes së inceneratorit të Elbasanit të hetuar nga dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi tregon se sa e lehtë është mbledhja e provave që të provojnë lidhjen e Arben Ahmetajt me këtë dosje. Faktet janë sheshit, që nga llogaritë bankare dhe transfertat e Klodian Zotos, deri te emrat e hoteleve dhe datat kur Arben Ahmetaj ka qëndruar në to.