Zbardhen provat që çuan në caktimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në dokument thuhet se ish ministri i shëndetësisë, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 8.6 miliardë lekë, përmes kontratës konçesionare të nënshkruar më 10 dhjetor të vitit 2015 me kompaninë “Sani Service" për sterilizimin.