Në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës të dhënat e përditësuara të Policisë tregojnë se numri i personave të angazhuar ka qenë më shumë se 90 të tillë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dolën në një konferencë për shtyp ku bënë me dije provat e reja të siguruara gjatë operacionit antiterrorist në veri.