Dhjetëra mijëra njerëz kanë organizuar një protestë në Austri kundër masave për të frenuar përhapjen e Covid-19, duke përfshirë vaksinimet e detyrueshme. Policia thotë se rreth 44,000 njerëz u mblodhën në Vjenë, në fundjavën e katërt radhazi të demonstratave. Muajin e kaluar Austria u bë vendi i parë i Evropës Perëndimore që rivendosi një bllokim për ata që janë vaksinuar, i cili përfundon të dielën. Por kufizimet do të vazhdojnë për personat e pavaksinuar. Protestuesit, të mbështetur nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, janë kundër vendimit të qeverisë për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19.