Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë 7 protestuesit e Partisë Demokratike që u arrestuan për bllokimin e rrugëve gjatë protestës të së hënës. Ndaj tryerr trupi gjykues caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ata u akuzuan për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.