Protesta që nisi me një karrige të vetme para kryeministrisë, po merr përmasa më të mëdha. Dhjetëra protestues, mbështetës të Adriatik Lapajt, u mblodhën poshtë zyrës së Edi Ramës, për të kërkuar largimin e tij nga drejtimi i ekzekutivit, në kushtet kur numri dy i qeverisë po hetohet për shkelje në procedurat e tenderimit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.