Qytetari Simon Molla ka protestuar para godinës së SPAK me një banderolë ku shkruan “I korruptuar, mashtrues, falsifikator, deputet”, dy foto të deputetit Zef Hila dhe një tufë me dokumente. Këto akuza janë pikërisht për Zef Hilën për të cilin Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar. Gjykata Kushtetuese e gjeti vendimin e shkarkimit të kundraligjshëm duke i dhënë të drejtë padisë së Zef Hilës.