Tregtarët e Belshit kanë zhvilluar një protestë këtë të shtunë për shkak se janë larguar nga tregu i tyre tradicional ku kanë ushtruar aktivitetin prej 32 vitesh. Tregtarët shprehen se tregu i tyre është bllokuar me argumentin nga bashkia se ka prishur imazhin e qytetit për shkak se tregu ndodhej në një zonë turistike.