“Po shesim nën kosto, po falimentojmë” – kjo ishte thirrja e fermerëve në Kallm të Madh të Fierit, një zonë e njohur kjo për kultivimin e shalqinit. Çmimi fillestar për kilogram I shqlqinit ishte 25 lekë, por brenda pak ditësh ai ka rënë në 10 lekë. Fermerët ankohen se nuk po mbulojnë dot kostot.