Edhe pse asnjë prej figurave kryesore të Partisë Demokratike, apo deputetët e saj nuk morën pjesë në protestën e organizuar nga Partia e Lirisë para SPAK, sërish ish-kryeministri Sali Berisha, shprehet se e mbështet atë. Sipas Berishës, protesta nuk ishte e koalicionit, por e Partisë së Lirisë. Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot.