Të keqinformuar. Kështu i ka konsideruar kryeministri Edi Rama, fermerët e Lushnjës të cilët janë ngritur në protestë për heqjen e rimbursimit. Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për bujqësinë, kreu i Qeverisë ka sqaruar se heqja e rimbursimit 6% për femrerët është bërë pasi prej tij përfitonin vetëm grumbulluesit e mëdhenj dhe se skema nuk ishte transparente.