Banorët e lagjes së re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për gati 30 minuta hyrjen e rrugës nacionale Prizren-Kukës në shenjë proteste për mungesën e sigurisë në këtë segment. Gjatë protestës banorët kërkuan rritjen e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale dhe horizontale, zgjerimin e korsive dhe ndërtimin e trotuarëve të saj.