185 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në zonën e Porto Romanos në Durrës prej dy ditësh nuk kanë shkuar mësim. Shkolla e tyre po rinkostruktohet. Për këtë arsye ata janë zhvendodsur përkohësisht në shkollën “Neim Babameto” në Spitallë por nuk kanë transport, në ndryshim nga vitit I kaluar, ku I ishte vendosur në dispozicion një autobus, kësaj here ata janë lënë në “harresë”. “Kam dy fëmijë dhe i kemi lënë në shtëpi. Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë apo një adoleshent të shkojë me urban në shkollë. Fëmija nuk ka siguri. Vetë nuk i çojmë dot se jemi në punë.”