Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës dolën në protestë për rrugën këtë të dielë. Ata bllokuan për disa minuta aksin që lidh Vlorën me Qeparoin duke mos lejuar kalimin e mjeteve. Banorët edhe njëherë përsëritën kërkesën e tyre për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Vërmik, Bashaj, Matogjin, Verbasit, Ramicës dhe Velçës me segmentin e Lumit të Vlorës. Kjo është protesta e dytë që këta banorë zhvillojnë. Në protestën e parë, banorët deklaruar se investimi i rrugës ishte një premtim elektoral, por tashmë është lënë në harresë.