Me pankarta në duar, dhjetëra gra dhe aktiviste protestuan para ambasadës së Kosovës në Tiranë, pas vrasjes së Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, ngjarje e cila tronditi fort opinionin publik. Thirrjet e aktivisteve kërkonin drejtësi për Liridonin, ndalimin e femicidit si dhe denoncimin e dhunës pranë institucioneve përkatëse. Protestuesit ndezën qirinj në kujtim të 30 vjeçares, Liridona Ademaj e cila për shkaqe ende të pazbardhura plotësisht u vra teksa ishte duke udhëtuar me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshortin, i cili më pas pranoi të kishte ofruar 30 mijë euro për eleminimin e të resë.