Me moton “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt, do të mbahet protesta e radhës , në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta, këtë herë e paralajmëruar nga organizata “Liria ka emër”, do të mbledhë qytetarë e aktivistë në sheshin “Skënderbej”, në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në një konferencë për mediat, organizatorët theksuan se ky tubim bëhet për të kërkuar drejtësi ndaj padrejtësive që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së.