Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 maji, është përkujtuar edhe në vendin tonë, ku qytetarë të shumtë protestuan para Kryeministrisë për të drejtat e tyre në punë dhe shoqëri. Fillimisht protestuesit u grumbulluan në sheshin skënderbej, nga ku marshuan përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u pozicionuar përpara godinës së kryeministrisë.