Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit, teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re. Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez.