Teksa Gjykata e Apelit caktoi datën 3 mars, për shqyrtimin e animimit të Enkelejd Alibeajt, kundër vendimit të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, për regjistrimin e Statutit të PD, dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, demokratët kanë zgjedhur të thërrasin një tjetër protestë, po në këtë datë. Burime bëjnë me dije për Top News, se Kryesia e PD ka vendosur që të thërrasë më 3 mars një tjetër protestë kombëtare.