Protesta kombëtare e pedagogëve që u paralajmërua pak ditë më parë, u mbajt këtë të mërkurë në korpusin unversitar, ku ata edhe një herë, bënë thirrje për rritje page si dhe për kushte më të mira pune. Anëtarët e sindikatës u shprehën se edhe nëse në shesh do ketë vetëm 5 veta për të protestuar, ata nuk do ndalen derisa tu plotësohen kushtet që kërkojnë.