Me qindra të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të shtunë në Shkodër, në një marrshim paqeje kundër përdorimit të drogës. Me postare e banera në duar ata kanë ecur në rrugët e qytetit duke bërë thirrje për të qëndruar larg përdorimit të narkotikëve që iu shkatërron jetën.