Rritja e pagës, përmirësimi I kushteve të punës por edhe kërkesa për largimin e drejtorit, ka bërë që punonjësit e Uzinës së Ferrokromit të Komsisë në Mat të ngrihen në protestë. Kërkesa për largimin e drejtorit lidhet me një incident të dy viteve më parë, ku sipas metalurgëve drejtori ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra, ngjarje për të cilën gjykata e shkallës së parë Mat e ka shpallur fajtor. Nga ana tjetër, kolegët e Metrës të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kërkojnë që jo vetëm të largohet drejtori nga detyra, por edhe të përmirësohen kushtet në punë, të ketë rritje page apo të ketë sigurim jete.