Paketa e re fiskale e Qeverisë greke kundërshtohet nga bizneset e vogla, biznesi i mësëm si dhe nga profesionistët e lirë, që kanë përshkallëzuar protestat. Dhoma e Avokatisë në Athinë njoftoi bojkotin e pjesshëm të seancave gjyqësore, teksa kërkojnë nga qeveria që të rishikojë propozimet, që sipas tyre rrisin barrën tatimore.