Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka akuzuar fqinjët rajonalë, përfshirë edhe Shqipërinë, se kanë mbështetur dhe nxitur demonstratat antiqeveritare që janë mbajtur në Serbi në dy vitet e fundit. “Sigurisht, kishte shumë njerëz që dilnin në rrugë dhe ata mbështeteshin shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, gjë që nuk është një sekret i madh, për t’ju thënë të vërtetën, për këdo”, tha Vuçiç.