Demokratët zhvilluan foltoren e radhës para Kryeministrisë këtë të hënë, ku Sali Berisha njoftoi mbajtjen e protestës së radhës, Kësaj here tubimi do të zhvendoset para Parlamentit ditën kur do të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Balukut. Po humbëm ne, u garantoj se Shqipëria pas pak dekadash nuk do ekzistojë. Imagjinoni ju, qytetarë të dorës së parë, qytetarë të dorës së tretë. Europë e stër-Europë, këta të gjithë do ia mbathin të shkojnë në Europë, të bëhen qytetarë europianë, të lënë Shqipërinë.