Një grup banorësh të qytetit të Durrësit kanë protestuar para Bashkisë së qytetit për të kundërshtuar planet për prishjen e banesave të tyre. Protestës iu bashkuan disa familje që preken nga projekti i rrugës që lidh zonën e Currilave me rrugën Aleksandër Goga dhe qytetarë që preken nga projekti TID. Banorët shprehen se kanë mësuar në rrugë jozyrtare se banesat e tyre do të prishen në kuadër të investimit që sjell zgjerimin e rrugës.