Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mitilini të Greqisë, ku një punëtor 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një ndërtesë gjatë punimeve që po kryente. Sipas raportimeve të medias lokale viktima, i cili kishte shumë vite që jetonte në ishullin grek Lesbos po punonte në çatinë e një shtëpie në zonën e aeroportit, kur ra nga një lartësi e lartë. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht.