Pas protestës së organizuar nga shqiptarët në Bujanoc, për të kërkuar respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre dhe pajisjen me libra shqip, ka reaguar edhe këshilli I Ambasadorëve Shqiptarë. Në një njoftim për shtyp, Këshilli bën me dije se e ka ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e datës 12 gusht 2024 të shqiptarëve që jetojnë në Serbi kundër diskriminimit shtetëror të Serbisë. Këshilli I Ambasadorëve e konsideron një protestë legjitime në mbrojtje të të drejtave qytetare dhe identitetit të tyre etnik.