Mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Katalonjës në mbështetje të presidentit të tyre rajonal, Quim Torra që duhet të largohet nga posti për “mosbinje”. Sipas raporteve në media, një numër I madh njerëzish u mblodhën në Barcelonë, ndër të tjera, dhe marshuan drejt Parkut Ciutadella përpara parlamentit rajonal. Ata sulmuan policinë me fishekzjarre, qese mbeturinash, gurë e madje dhe koka derrash.