Protesta masive u zhvilluan kë të të dielë në qytetet e mëdha të Greqisë. Protestues të shumtë u mblodhën në Athinë duke kërkuar drejtësi për aksidentin e Tempit ku dy trena u përplasën në 28 shkurt të vitit 2023 dhe si pasojë gjetën vdekjen 57 vetë, mes tyre edhe 5 shqiptarë. Protestuesit kërkuan vënien para përgjumësisë ligjore të përgjegjësve si dhe një proces të ndershëm. Kjo pasi familjarët e viktimave besojnë se qeveria po tenton të heq përgjegjësitë e saj nga kjo ngjarje tragjike. Autoritet lokale kryen punime në zonën e aksidentit duke mbuluar gjithë gjurmët e këtij aksidenti. Ndërkohë familjarët e viktimave thonë se njëri prej trenave transportonte materiale të rrezikshme. Por ky pretendim është hedhur poshtë nga ana e hekurudhës greke. Për këtë ngjarje janë në ndjekje penale dhjetëra punonjës shtetërorë ndërsa dy prej dëshmitarëve kryesorë në këtë ngjarje, humbën jetën në dy aksidente të dyshimta rrugore.