Një grup minatorësh protestuan para Kuvendit në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje. Ata kërkuan miratimin e statusit të tyre, ndërsa në tubim nuk munguan as përplasja me policinë e shtetit. Ndërkohë, minatorët larguan nga protesta e tyre edhe deputetin demokrat, Oerd Bylykbashi. ‘Nuk ka opozitë, opozitën e bëjmë vetë ne’, iu drejtuan ata deputetit.