Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje negative Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën e opozitës për t’u tubuar në kryqyëzimet kryesore të akseve rrugore kombëtare. Policia thotë se garanton të drejtën për tubim, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve. Përmes një deklarate, Policia e Shtetit deklaron se në përgjigje të kërkesës së Partisë Demokratike, është e gatshme të garantojë tubimet paqësore që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.